Gazetari i RTV "Presheva", Zejnulla Dauti zgjedhet sekretar i PDSH-së
Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë ka mbajtur mbledhjen e parë të kryesisë me përbërje të re dhe ka zgjedhur nënkryetarit dhe sekretarin e partisë.Ragmi Mustafa, kryetar i PDSH-së gjatë një konference për shtyp ka kumtuar edhe zgjedhjen që ka bërë kryesia që ka vendosur për nënkryetar të jetë Ilir Sadriu, ndërsa për sekretar Zejnulla Dauti ish gazetar I RTV “Preshevës”.
Ai ka thënë se kuvend i VI-të i PDSH-së ishte një test për të konfirmuar fuqinë e partisë.
Mustafa lidhur me buxhetin për vitin e ardhshëm të komunës së Preshevës e konsideroi se është një përrallë fëmijësh.
“Është bë një prezantim përrallor i buxhetit të komunës për 1 miliardë e 200 milionë dinarë. Buxheti i komunës nuk është përrallë, por është dokument shkencor dhe ligjor dhe të shtohet buxheti real që maksimalisht mund të arrihet për një vit 800 milionë dinarë edhe të rritet për 50% më shumë vlerë”, është shprehur Mustafa.
Sipas tij kjo është më tepër se përrallë dhe ti tregohet popullit përralla, të mençur që e kemi në Preshevë, populli që di të vlerësojë, populli që ka jetuar me shekuj këtu këtë përrallë nuk e ka dëgjuar kjo ndodh vetën në komunën e Preshevës, tha mes tjerash Mustafa./Titulli.com/